Sunday, May 6, 2012

Përfaqësuesi turk i habitur pas vokalit të Ronës


Këngëtari Can Bonomo i cili do të përfaqëson shtetin turk në Eurovision Song Contest 2012, javën e kaluar ishte në Tiranë për të promovuar këngën e tij 'Love me back'.
Në një intervistë me gazetën shqiptare Panorama, Can Bonomo ka vlerësuar shumë përfaqësuesen shqiptare në Eurosong, Rona Nishliun.

'Me Ronën kam një sekuencë shumë të bukur. Jemi takuar rastësisht në turin promovues të këngëve tona në Holandë. Gjatë provave, përpara se ajo të ngjitej në skenë, më tërhoqi shumë performanca e saj. Për një moment, kur Rona nisi të këndojë, shtanga, aq sa nuk po u besoja syve. Ishte zëri më i fuqishëm dhe më kolorit që kisha dëgjuar ndonjëherë. Por ajo që më bëri përshtypje ishte fakti se ajo fliste shumë mirë turqisht dhe bashkë diskutuam gjatë për këngët tona dhe për Eurovizionin', ka pohuar këngëtari turk Can Bonomo për të gazetën lokale Panorama.

No comments:

Post a Comment