Tuesday, November 20, 2012

Flaka Krelani me një baladë në Festivalin e Këngës 51 në RTSH (intervistë)


Flaka Krelani, princesha e muzikës rok dhe asaj alternative rikthehet në Festivali e Këngës në RTSH, eventi ku përzgjedhet përfaqësuesi shqiptarë për në Eurosong. Në vitin 2007 ajo arriti të rrëmben çmimin e dytë të këtij festivali me këngën ritmike 'Jeta kërkon dashuri' në duet me Doruntina Dishën. Në vitin 2009, Flaka rikthehet përsëri në këtë festival me një këngë të stilit të saj 'rok', të titulluar 'Le të bëhët ç'farë të dojë', mirëpo këtë vit gjakovarja shpërthyese do të vjen ndryshe në këtë festival.


Ishte një befasi e bukur kur lexuam emrin tënd në listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Këngës 51. Duket se keni bërë një pauzë në karrierën e juaj muzikore. Na tregoni, ku është Flaka Krelani në këtë moment?
Së pari, me vjen shumë mirë që për ju ka qenë një befasi e bukur kur keni parë emrin tim në listën e këngëtareve pjesëmarrës. Vërtet më bën të ndihem shumë mirë dhe me jep edhe më shumë kurajo të rikthehem fuqishëm. Në këtë moment ose të themi në këto kohë jemi duke u përgatitur për këngën pjesëmarrëse në Festival, po ndjehem krejtesisht ndryshe, nuk e di, kam një ndjenje të veçantë për këtë këngë sepse më kompleton. Nuk kam asnjë baladë në repertoarin e këngëve të mia, prandaj më bën të ndihem e veçantë, e emocionar me një fjalë!

Përse keni përzgjedhur Festivalin e Këngës në RTSH, vendin, ku ju do të bëni një 'rikthim' në karrierën muzikore?
Është pikërisht vendi i duhur, si ta quajmë “ rikthimin “ tim! E kam zgjedhur këtë festival sepse e pashë të arsyeshme të rikthehem 100% live. Pa miksime të vokalit në studio, pa gjirime klipi, thjesht të jem shumë spontane në skenë, në këndim, në paraqitje me plotë kuptimin e fjalës! E dua iden e të kenduarit live, vetëm aty jam vetvetja, dhe po ashtu më pëlqen interpretimi i emocionit aty për aty! Kjo është arsyeja pse unë e zgjodha festivalin të jem pjesë e sajë.

Keni qenë dy herë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH dhe të dy herë keni fituar simpatinë e publikut. Cilat janë kujtimet më të bukura të cilat ju kanë mbetur nga paraqitjet në Festivalin e Këngës gjatë këtyre dy viteve, 2007 dhe 2009?

Sa i përket pjesëmarrjeve te mia në festivale, gjithmonë në çdo festival ka dicka të bukur dhe të veçantë! Vet këngëtarët që marrin pjesë aty, janë veçantia e festivalit, të bëjnë të ndihesh bukur dhe ngrohtë në mesin e tyre, e po ashtu të ndihesh e privilegjuar që ndodhesh në mesin e tyre! Pastaj kujtimet e bukura janë ato kur shpërblehesh me duartrokitje të pafundme, me lavdata, e sidomos kur shpërblehesh me edhe me një çmim, sepse ajo është si një kurore mbretërore e të gjithë asaj pune që e ke bërë!

Keni konkurruar në Festivalin e Këngës dy herë me këngë ritmike të kompozuara nga Edmond Zhulali. Këtë vit vini me një këngë nga Endri Sina. Si lindi ky bashkëpunim?
Ky bashkëpunim ka lindur krejt spontanisht. Ndihem shumë e privilegjuar që kompozitori i mirënjohur Endri Sina, në të njëjtën kohë i njohur si kompozitori ndër më të mirët për baladat që ka realizer deri më tani, më bëri ftesën për të kënduar këtë këngë me shumë domethënie. I falenderohem publikisht dhe shpresoj që publiku të pëlqen bashkëpunimin tonë.
 

Kujt ia keni besuar vargjet e këngës?
Vargjet e këngës janë të shkruara nga Pandi Laço.

Në vitin 2007 keni qenë shumë afër biletës për në Eurosong të vitit 2008. Dëshironi që kjo gjë një ditë të realizohet dhe të përfaqësoni popullin shqiptarë në Eurosong?
Me pak fjalë, po. Si çdo artistë tjetër edhe unë do të dëshiroja të përfaqësojë shtetin shqiptarë në këtë festival.

Emri juaj tashmë nuk është i panjohur për botën e Eurosongut. Sa e ndjek Flaka Eurosongun?
E ndjek, nuk mund të them që nuk e ndjek përderisa konkurrojë vet personalisht në një festival ku fituesi i këtij festivali shkon në Eurosong. Duhet të jemi pjesë e saj 100%, pasi që na është dhënë mundësia të paraqitemi në atë festival të madh. Pra, jo vetëm të marrim pjesë, por të shohim sepse tashmë çdo vit bën pjesë një artist shqipëtarë dhe medoemos duhet qe ati artisti që na përfaqëson në këtë festival, duhet ti japim kurajo, ta votojmë dhe në fund ta duartrokasim! Ne e dimë që gjithmonë këngetari/ja nuk i ka punët në dorë, prandaj edhe nëse ai artist nuk ka arritur të dërgojë Shqipërinë në vendin e duhur, nuk duhet të dëshpërohemi, ose te themi ’nuk ishte gjë’… Jo, unë mendoj që është e gabuar, secili këngëtarë që merr pjesë atje, e jep pothuajse maksimumin e vet, pastaj, tjetër kush merret me vota! Thjesht, duhet te mblidhen forcat E DUHURA që Shqipëria të ketë sukses edhe më shumë.

Falenderojmë Flakën për bashkëpunimin edhe i urojmë suksese në Festivalin e Këngës.



Paraqitja e Flakës si mysafire, në X Factor Albania





No comments:

Post a Comment