Thursday, December 20, 2012

Sonte, nata e parë e Festivalit të Këngës 51


Sonte, në ora 20.45 ngre siparin Festivali i 51-të i Këngës në RTSH. Nata e parë premton shumë supriza. Përveç 13 këngëtarëve pjesëmarrës në skenë do të këndohen edhe disa këngë nga Festivali i 11-të. Ndër të ftuarit në këtë mbremje është edhe grupi muzikor nga Hungaria, Compact Disco, që përfaqësoi këtë vit Hungarinë në Eurosong. Festivali do të prezentohet nga prezentuesit Floriana Garo dhe Enkel Demi.

13 këngëtarët që do të garojnë sonte, në gjysmë finalen e parë të festivalit. Vetem 8 prej tyre do të kualifikohen për natën e madhe finale që mbahet të shtunën.
  • Selami Kolonja - Ku je? 
  • Rosela Gjylbegu - Dëshirë
  • Kejsi Tola - S’jemi më atje
  • Vesa Luma - S’jam perfekt
  • Elis Nova - Ajo
  • Kozma Dushi - Ëndërr mbete ti
  • Bon bon Band – Humbur
  • Dr.Flori & Fabi – Jam ti 
  • Merland Kademi – Këtu fillon parajsa 
  • Rezarta Smaja - Ti? 
  • Ardian Bujupi – I çmendur për ty 
  • Xheni & Enxhi Kumrija - Arti i një fundi 
  • Arjela Krasniqi – Më thuaj pse?
Festivali mund te shikohet edhe përmes internetit ne webfaqen e festivalit.
http://www.festivali-rtsh.al/

Wednesday, December 19, 2012

Zbulohet juria e Festivalit të Këngës 51 në RTSH


Ndërsa vetëm një ditë na ndan nga starti i edicionit të 51-të të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, zbulohet juria e festivalit. Kjo juri përbëhet nga 7 anëtarë, mes të cilëve tre të huaj dhe katër shqiptarë. Juria do të vendosë dy netët e para të festivalit në RTSH se cilët do të jenë të përzgjedhurit për natën finale. Tre anëtarët të huaj, ndërsa 4 anëtarët shqiptarë janë personalitete të muzikës, si dhe një botues i njohur.
Ideja për të sjellur të huaj në juri është 'tragjike' për festivalin kombëtar shqiptarë. Festivali i Këngës është festival muzikor nacional, ku në të cilin nuk lejohën autorët e huaj. Gjithashtu këta persona nuk janë ansnjëri prej tyre muzikantë apo kanë ndonjë provojë muzikore. Këta janë puntorë në televizionet nacionale në shtetet e tyre dhe janë
përfaqësues të delegacioneve të vendeve të tyre në Eurosong.
Anëtarët e jurisë
  1. Nicola Caligiore-Shef i delegacionit të RAI-t në Festivalin Europian të Këngës
  2. Joseph Mizzi- Shef i delegacionit të RTV të Maltës në Festivalin Europian të Këngës
  3. Szilva Puspok- Shefe e delegacionit të RTV hungarez në Festivalin Europian të Këngës
  4. Sokol Shupo – Profesor i Shkencave muzikore, studiues i muzikës dhe kompozitor. Aktualisht dekan i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve
  5. Justina Aliaj – Këngëtare dhe aktore, e goditur në Festivalin e 11-të të RTSH-së për performancën e saj.
  6. Zef Çoba- kompozitor
  7. Petrit Ymeri- botues

Monday, December 17, 2012

Compact Disco, Hari Mata Hari dhe Ell & Nikki të ftuarit në FiK 51



Çifti nga Azerbajxhani Ell &Nikki (Eldar Gasimov & Nigar Jamal), fituesit e Eurosong 2011, do të mbërrijnë në Tiranë për të qenë prezent në festivalin e vërtetë të muzikës shqiptare, në këtë festival ku çdo instrument e këngëtar performon live. Ata do të perfojmojnë po live këngën "Running Scared", që i bëri fitues në festivalin evropian. Të ftuar do të jenë edhe grupi hungarez "Compact Disco" të cilët ishin finalistë në Eurosong 2012 me këngën e tyre "Sound of our hearts". Një tjetër  grup do të mbërrij në Tiranë vetëm për festivalin e 51 në RTSH. Gjithkush e mban mend këngën e tyre "Lejla".  "Hari Mata Hari" nga Bosnje-Hercegovina do të shkelin për herë të parë në Shqipëri për të qenë pjesë e këtij festivali.



Festivali i Këngës vazhdon me provat


Edhe në ditën e sotme këngëtarët nën shoqërim nga Orkestra Simpfonike e RTSH-së kanë vazhduar intenzivisht provat e këngëve të tyre. Gjithashtu edhe prezentuesit e festivalit Floriana Garo and Enkel Demi kanë bërë provat e tyre të prezentimit.
Ne ju sjellim më poshtë disa foto ekskluzive gjatë ushtrimeve nga Pallati i Kongreseve.


 


Saturday, December 15, 2012

Pallati i Kongreseve mirëpret këngëtaret e Festivalit 51


Vetëm edhe disa ditë na ndajnë nga edicionit i 51-të i Festivalit të Këngës në RTSH.Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë janë zhvilluar ushtrimet e këngëve konkuruese të Festivalit të Këngës 51 në RTSH. Nën shoqërim nga Orkestra Simofonike e RTSH-së këngëtarët pjesëmarrës të Festivalit kanë panë bërë provat e këngëve të tyre.
Ne ju sjellim një copëz nga skena e Festivalit 51 të Këngës.

Vesa Luma në skenë
Rosela Gjylbegu gjatë provave

Friday, December 14, 2012

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli të ftuar në Festivalin e Këngës 51


Ka mbetur vetëm një javë nga startimi i edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Tashmë nuk janë sekret 26 këngët, këngëtarët dhe kompozitorët që konkurrojnë këtë vit për çmimin e madh që do ta çojë në Festivalin Europian.
Festivali i 51-të në RTSh përkon me 40-vjetorin e Festivalit të XI (1972) dhe për këtë arsye do t’i bëhet një homazh.
Gjatë 3 netëve të Festivalit 51 do të jenë në skenë edhe krijmet më të bukura të Festivalit të 11-të. Këngëtarët me të sukseshëm të festivalit do t'i këndojnë live këngët me të bukura të Festivalit të vitit 1972, Juliana Pasha (Eurosong Shqipëria 2010) dhe Luiz Ejlli (Eurosong Shqipëria 2006)  do të ndër ta. Në skenë do të ngjitet edhe një këngëtare pjesëmarrëse e atij viti. Ajo është këngëtarja dhe aktorja Justina Aliaj e cila do të këndon këngën 'Në ekranin e televizorit'

Përveç këtyre vlerave, në Festivalin 51 të Këngës do të jetë i ftuar në naten finale edhe tenori shqiptarë me famë botërore Saimir Pir Tenori. Gjatë performancës së tij në skenën e Pallatit të Kongreseve do të shoqërohet nga violinisti Shkëlzen Doli. Pirgu vjen në Tiranë menjëherë pas një koncerti të rëndësishëm nën drejtimin e dirigjentit Ricardo Mutti në München Bayerischen Rundfunks në datat 20 dhe 21 dhjetor, ndërsa Doli nga një tjetër aktivitet me Filarmoninë e Vjenës. Mysafirë tjerë në natën finale do të jenë edhe fituesti e festivalit evropian, Eurosong 2011 Ell & Nikki të cilët do të interpretojnë këngën e tyre 'Running scared'.

Këto janë këngët të Festivalit të 11-të cilat do të performohen gjatë 3 netëve të edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës:

Nata e parë:

“Duart e Nënës”, Sherif Merdani
“Udhët janë të bukura” (“Kafe Flora”), Mariza Ikonomi
“Kur vjen pranvera”, Luiz Ejlli
“Natën vonë”, Juliana Pasha

Nata e dytë:

“Në ekranin e televizorit”, Justina Aliaj
“Shoqja ime më e mirë”, Saimir Braho
“Rruga e Dibrës”, Soni Malaj
“Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash”, Mira Konçi

Nata e tretë:


Kolazh me refrene ritmike nga këngët e Festivalit të 11-të, orkestruar nga Klodian Qafoku: “Nuk të them se s’të kuptoj”, “Kur vjen pranvera”, “Mbrëmje e fundit”, “Kush mënjeh mua”, “Rruga e Dibrës”, “Dhoma 23″, “Stina më e bukur”, Shoqja më e mirë”, “Mozaik tingujsh”, “Duart e tua”, “Natën vonë”, “Në ekranin e televizorit”, “Kafe Flora”.

Thursday, December 13, 2012

Dino Merlin koncert në Kosovë


Këngëtari i njohur boshnjak, Dino Merlin, pritet të mbaj një koncert në Prishtinë (Stadiumi i Prishtinës) në vitin e ardhshëm.

Sipas mediave shqiptare, Merlin do të organizoj koncertin në Kosovë në muajin korrik të vitit 2013.
Koncerti do të mbahet në stadiumin e Prishtinës, para mijëra spektatorëve, përderisa thuhet se të ftuar në koncert do të jenë edhe Rock Grupi ELITA 5.
Në shitje do të jenë 40.000 bileta të cilat do të blehen për 20 € për në tribunë dhe 40 € do të kushtojnë biletat “VIP”.
Këngëtari Dino Merlin ka përfaqësuar shetin e tij Bosnja & Hercegovina në festivalin evropian, Eurosong 2011. Me këngën e tij 'Love in rewind' Merlin arriti të renditet në vend të gjashtë duke mbledhur  125 pikë.