Këngëtarja, kampionja e festivalit muzikor 'Top Fest', Besa Kokëdhima vjen përsëri në garën e madhe të festivalit 'Top Fest'.
Ajo kthehet përsëri në 'Top Fest' 2012 me një armë të fortë; me këngën e saj ritmike që titullohet 'Fishekzjarre'.
Është pikërisht festivali muzikor 'Top Fest' që i dha famë këngëtares simpatike, Besa Kokëdhima. Në vitin 2007 ajo debutoi fuqishëm në këtë festival me këngën të titulluar 'Unik', ashtu siq është edhe vet këngëtarja unike. Kjo këngë e shpërbleu këngëtarën me çmimin 'Best pop & rock'.
Një vit më vonë Besa ishte përsëri pjesëmarrëse e këtij festivali. Kësaj here ajo erdhi me një baladë të fuqishme pop & rock e cila u pëlqye shumë nga publiku. 'Engjëjt vrasin njëlloj' i sjelli këngëtares çmimin 'Internet' dhe çmimin e madh të këtij festivali. Në vitin 2010 ajo kthehet përsëri në këtë festival për të marrë pjesë. Këtë vit Besa vjen me 'Kalorësi i natës'. Kalorësi i saj i dhuroi një çmim shumë të rëndësishëm në karierën e saj, 'Best female singer'.
Në edicionin e fundit, Besa është duke marrë pjesë me këngën e saj ritmike që mbanë emrin 'Fishekzjarre'.
Këtë vit Besa vjen ribashkëpunon me kompozitorin e mirënjohur Flori Mumajesi.
Flori është edhe autori i këngës së parë të Besës me të cilën ajo morri pjësë në festivalin 'Mikrofoni i artë', në vitin 2003.
Nuk dyshohet aspak që kënga 'Fishekzjarre' është ndër këngët më të mira të këtij edicioni. Prandaj, Besa, ndoshta duhet të fillojë të përgaditet për t'i ndezë 'fishekzjarrët' e fitores.
Përveç suksesit të saj në festivalin 'Top Fest', Besa ka shijuar edhe suksesin e saj në Festivalin e Këngës në RTSH që ka synuar Eurosongun. Gjithashtu Besa ka tentuar të shkel skenën e madhe të Eurosongut edhe përmes festivalit nacional të Rumanisë.
Dëgjoni më poshtë këngën pjesëmarrëse të Besës në 'Top Fest' 2012, 'Fishekzjarre!
No comments:
Post a Comment