Saturday, May 26, 2012

Eurosong, Rona Nishliu thyen rekordin e Anjeza Shahinit



Ka përfunduar festivali evropian  i këngës, 'Eurovision Song Contest'" 2012 që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. Nje spektakel plot emocione, performancë, tinguj e ritem. Pas konkurimit të gjithë këngëve të shteteve përfaqësuese, janë dhënë edhe pikët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
Rona Nishliu dhe Shqipëria janë renditur në vendin e 5-të, duke thyer rekordin më të mirë të pozicionimit final të Shqipërisë në Eurovizion. 
Rona Nishliu ka kënduar e treta këngën e saj 'Suus', kompozuar nga Florent Boshnjaku. Që nga fillimi i festivalit kënga 'Suus' ishte kënga me e komentuar e këtij edicioni.
Cmimin e parë e fitoi këngëtarja Loreen nga Suedia me këngën ritmike 'Euphoria'. Në vend të dytë doli grupi i gjysheve nga Rusia, ndjekur nga Serbia në vendin e tretë. Azerbajaxhani u rendit në vendin e katërt, ndërsa Shqipëria në vendin e 5-të me 146 pikë.

No comments:

Post a Comment