Sot në Shqipëria ka ndodhur një aksident tragjik në Qafën e Vishës. Rreth orës 16:30, autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë mbi 80 metra. Në autobus ndodheshin 33 persona nga të cilët 12 persona humbën jetën.
15 të plagosura ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërsa gjashtë personat e tjerë ndodhen në spitalin Rajonal të Vlorës.
Dita e nesërme do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të këtij aksidentit tragjik të ndodhur sot.Nuk është e sigurtë se a do të transmeton RTSH-ja festivalin evropian të këngës, përkatësisht gjysmë finalen e parë nesër në të cilën përfaqësohet Shqipëria për shkak të ditës zie. Edhe pse kënga shqiptare 'Suus' është bazuar nga provoja personale e këngëtares përfaqësuese shqiptare, Rona ka shprehur shumë herë në intervistat e saja se në këtë këngë çdokush mund të gjenë veten.
Ne mendojmë së Rona do të këndon nesër edhe për viktimat e askidentit tragjik, duke e marrë parasyshë temën e këngës 'Suus'.
Ngushllime gjithë familjareve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve, nga
Eurosong Shqipëria.
No comments:
Post a Comment