Friday, May 25, 2012

Performanca e Ronës ndryshon mendimet e gazetarëve të Eurosongut





Tabela me poshtë gjendet në arenën e kristalt të Eurosongut. Të gjithë gazetarët që janë prezent në Baku për të përcjellur aktivitetet e Eurosongut kanë drejtë votimi në këtë tabelë që nga dita e parë e festivalit.

Para gjysmë finales së parë Shqipëria renditej në pozitën e 10-të, si rezultat i votimit të gazetarëve, do të thotë që kënga shqiptare nuk e kishte të sigurtë finalen. Mirëpo performanca fantastike e Ronës në gjysmë finale ka ndryshuar opinionet e gazetarëve të Eurosongut. Sipas tyre Rona do të përfundon në  top 10-shën finaliste. Tabela më poshtë është situacioni i ditës së sotme, por kjo situatë mund të ndryshojë kohë pas kohe pasi gazetarët kanë drejtë votimi deri në momentin kur të fillon finalja e madhe. Sipas këtij rezultati Spanja është favorite për të fituar edicionin e 57-të Eurosongut. Spanja ndjeket nga Suedia që pozicionohet në vendin e dytë.

Përveç kësaj tabele që pasqyron suksesin e Ronës, kënga shqiptare është ngritur shumë në çdo sondazhë tjerë në rrjet dhe është një prej videove më të shikuara në Youtube nga gjysmë finalja e parë.


Sot, 25 maj 2012

Para gjysmë finales, 22 maj 2012

No comments:

Post a Comment