Mirë se vini në faqen Eurosong Shqipëria. Portali Eurosong Shqipëria është një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe rreth Fesivalit të Këngës në RTSH, Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest), dhe gjithë shqiptarëve që ëndërrojnë Eurovizionin. Faleminderit për vizitën e juaj dhe qëndroni me ne! Eurosong Shqipëria.

Sunday, May 6, 2012
Rona Nishliu gati për Baku
Artistja shqiptare Rona Nishliu e cila do të përfaqëson Shqipërinë në Eurosong 2012 me datën 22 maj, ka përfunduar turneun e saj promovues në Evropë të këngës 'Suus'.
Së fundmi Rona ishte e fokusuar në performancën skenike në Baku të Azerbajxhanit. Sipas burimeve të afërta të këngëtares, për paraqitjen skenike do të përkujdeset Bekim Lumi, drejtori i teatrit në Prishtinë si dhe stafi i RTSH-së. Bekimi Lumi është edhe regjisori i videoklipit promovues të këngës 'Suus'. Interpretimi i këngëtares do të jetë pika më kryesore e këngës në skenë. Nuk do të ketë me vete elemente të veçanta në skenë, poashtu kutia e zezë e cila shfaqet gjatë gjithë kohës në videoklip të këngës, nuk do të jetë në skenën e Eurosongut.Këngëtarja Rona Nishliu ndodhet për momentin në Tiranë ku do të finalizohen gjërat për Baku dhe njëherit mediat lokale do të kenë mundësinë të takojnë përfaqësuesen shqiptare.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment