Friday, December 14, 2012

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli të ftuar në Festivalin e Këngës 51


Ka mbetur vetëm një javë nga startimi i edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Tashmë nuk janë sekret 26 këngët, këngëtarët dhe kompozitorët që konkurrojnë këtë vit për çmimin e madh që do ta çojë në Festivalin Europian.
Festivali i 51-të në RTSh përkon me 40-vjetorin e Festivalit të XI (1972) dhe për këtë arsye do t’i bëhet një homazh.
Gjatë 3 netëve të Festivalit 51 do të jenë në skenë edhe krijmet më të bukura të Festivalit të 11-të. Këngëtarët me të sukseshëm të festivalit do t'i këndojnë live këngët me të bukura të Festivalit të vitit 1972, Juliana Pasha (Eurosong Shqipëria 2010) dhe Luiz Ejlli (Eurosong Shqipëria 2006)  do të ndër ta. Në skenë do të ngjitet edhe një këngëtare pjesëmarrëse e atij viti. Ajo është këngëtarja dhe aktorja Justina Aliaj e cila do të këndon këngën 'Në ekranin e televizorit'

Përveç këtyre vlerave, në Festivalin 51 të Këngës do të jetë i ftuar në naten finale edhe tenori shqiptarë me famë botërore Saimir Pir Tenori. Gjatë performancës së tij në skenën e Pallatit të Kongreseve do të shoqërohet nga violinisti Shkëlzen Doli. Pirgu vjen në Tiranë menjëherë pas një koncerti të rëndësishëm nën drejtimin e dirigjentit Ricardo Mutti në München Bayerischen Rundfunks në datat 20 dhe 21 dhjetor, ndërsa Doli nga një tjetër aktivitet me Filarmoninë e Vjenës. Mysafirë tjerë në natën finale do të jenë edhe fituesti e festivalit evropian, Eurosong 2011 Ell & Nikki të cilët do të interpretojnë këngën e tyre 'Running scared'.

Këto janë këngët të Festivalit të 11-të cilat do të performohen gjatë 3 netëve të edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës:

Nata e parë:

“Duart e Nënës”, Sherif Merdani
“Udhët janë të bukura” (“Kafe Flora”), Mariza Ikonomi
“Kur vjen pranvera”, Luiz Ejlli
“Natën vonë”, Juliana Pasha

Nata e dytë:

“Në ekranin e televizorit”, Justina Aliaj
“Shoqja ime më e mirë”, Saimir Braho
“Rruga e Dibrës”, Soni Malaj
“Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash”, Mira Konçi

Nata e tretë:


Kolazh me refrene ritmike nga këngët e Festivalit të 11-të, orkestruar nga Klodian Qafoku: “Nuk të them se s’të kuptoj”, “Kur vjen pranvera”, “Mbrëmje e fundit”, “Kush mënjeh mua”, “Rruga e Dibrës”, “Dhoma 23″, “Stina më e bukur”, Shoqja më e mirë”, “Mozaik tingujsh”, “Duart e tua”, “Natën vonë”, “Në ekranin e televizorit”, “Kafe Flora”.

No comments:

Post a Comment