Saturday, December 22, 2012

Sonte, nata finale e Festivalit të Këngës 51


Sonte, në orën 20:30 do të fillon finalja e madhe e edicionit të 51-të Festivalit të Këngës. 17 këngë të kualifikuara nga dy netët gjysmë finale do të garojnë për çmimin e madh të këtij festivali. Këngëtari fitues do të përfaqëson shtetin shqiptarë në Eurosong 2013 që mbahet në Malmo të Suedisë. Përveç 17 këngëve që do të ngjiten në skenë, nata finale do të ketë edhe shumë surpriza tjera. Tenori shqiptarë me famë botërore  do të performon në skenën e festivalit, i cili do të shoqërohet nga violinisti Shkelzen Doli. Gjithashtu prezent në këtë mbrëmje do të jetë edhe dyshja nga Azerbajxhani, Ell & Nikki, fituesit e Eurosong-ut 2011.

Këto janë këngët konkuruese të natës final:

  • Adrian Lulgjuraj &  Bledar Sejko – Identitet
  • Hersi Matmuja – Kush ta dha këtë emër?
  • Lynx – Si ty askush
  • Anjeza Shahini – Love
  • Kelly – Ylli im polar
  • Bojken Lako – Lot… Jetë? Dashuri
  • Valon Shehu – Nuk do të ndal
  • Flaka Krelani – Tek ti në shpirt
  • Selami Kolonja – Ku je?
  • Rosela Gjylbegu – Dëshirë
  • Kejsi Tola – S’jemi më atje
  • Vesa Luma – S’jam perfekt
  • Dr Flori & Fabi – Jam ti!
  • Merland Kademi – Këtu fillon parajsa
  • Rezarta Smaja – Ti?
  • Adrian Bujupi – I çmendur për ty
  • Xheni & Enxhi Kumrija – Arti i një fundi

No comments:

Post a Comment