Mirë se vini në faqen Eurosong Shqipëria. Portali Eurosong Shqipëria është një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe rreth Fesivalit të Këngës në RTSH, Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest), dhe gjithë shqiptarëve që ëndërrojnë Eurovizionin. Faleminderit për vizitën e juaj dhe qëndroni me ne! Eurosong Shqipëria.
Friday, February 10, 2012
Fadil Berisha mbështet këngën “Suus” nga Rona.
Këngëtarja Rona Nishliu e cila gjendet në SHBA për përpunimin e versionit final të këngës “Suus” ka vizituar edhe komunitetin shqiptarë në New York. Ajo është mirëpritur edhe nga fotografi shqiptarë Fadil Berisha i cili vepron në Amerikë.
Këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu e cila do të ketë nderin t’i përfaqësojë shqiptarët në festivalin muzikor Eurovision Song Contest 2012, ndodhet në SHBA ku pati rastin të incizojë versionin përfundimtarë të këngës “Suus” me të cilën ajo do të performojë në Baku të Azerbajxhanit.
Tashmë është përfunduar realizimi i këngës, por Rona Nishliu ka vendosur të vazhdojë vizitën e saj edhe në pjesë tjera të SHBA. New York ishte qyteti i radhës pas Los Angeles, ku Rona u prit nga komuniteti i gjerë shqiptarë. Poashtu, Rona ka vizituar edhe studion e fotografit të mirënjohur shqiptarë Fadili Berisha, i cili ka zhvilluar një set fotografik me këngëtaren.
Fotografitë profesionale nga Fadil Berisha do të iu bashkangjiten materialit promovues të këngës shqiptare. Edhe vitin e kaluar këngëtarja Aurela Gaçe e cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, kishte një material promovues jashtëzakonisht të bukur për të cilin ishte përkujdesur fotografi shqiptarë.
Më poshtë mund të shikoni fotografinë e parë të Ronës, realizuar nga Fadil Berisha.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment