Wednesday, March 21, 2012

Rona e 5-ta në gjysmë finalen e parë




Dje në Baku është hedhur shorti për gjysmë finalet e festivalit muzikor evropian, Eurovision Song Contest 2012.  Shqipëria do të paraqitet e pesta në radhë në gjysmë finalen e parë e cila mbahet me 22 maj në Baku.Ndonse pozitat në fillim të mbrëmjes nuk janë shumë të favorshme, shpresojmë që dy fëmijët e bukur që kanë kontribuar në videoklipin e këngës tonë 'Suus', t'i sjellin fat këngëtares Rona Nishliu.
18 shtete do të garojnë në gjysmë finalen e parë, ndërsa vetëm 10 shtete do të kualifikohen për natën madhe finale e cila mbahet me 26 maj.

Gjysmë finalja e parë:
     Mali i zi
     Islandë
     Greqi
     Letoni
     Shqipëri
     Rumani
     Zvicër
     Belgjikë
     Finlandë
     Izrael
     San Marino
     Qipro
     Danimarkë
     Rusi
     Hungari
     Austri
     Moldavi
     Irlandë

No comments:

Post a Comment