Friday, May 25, 2012

Rona pushton përsëri kopertinat e gazetave shqiptare









Vetëm disa ditë para se të merrte udhëtimin për Baku, Rona Nishliu ishte në ballinat e shumë revistave shqiptare. Mirëpo fal suksesit të Ronës në Eurosong, gazetat shqiptare vazhdojnë t'i japin hapsirë përfaqësuesës shqiptare në kopertinat e tyre. Reagimi i mediave shqiptare pas rezultatit  të gjysmë finales së parë ishte masiv dhe shumë pozitiv ndaj performancës emocionale të Rona Nishliut. Nuk kanë munguar as reagimet dhe kritikat pozitive nga mediat evropiane për përfaqësimin shqiptarë në Eurosong. Vokali potent i Ronës është vlerësuar shumë nga profesionist të fushës muzikore. Të vetmet kritika negative që kanë arritur janë disa rreth look-ut të Ronës.

No comments:

Post a Comment