Wednesday, May 30, 2012

Shqipëria apo Holanda fiton çmimin "Barbara Dex Award"?

                                                                        Barbara Dex, Belgjika 1993


'Barbara Dex Awardështë çmimi vjetor për artistin me veshjën më të keqe në Eurovision Song Contest. Ky çmim është krijuar në vitin 1993 kur këngëtarja Barbara Dex e cila përfaqësonte Belgjikën, kishte veshur një fustan skandaloz të cilin ajo e kishte punuar vet.
Që nga ky vit votohet për këtë çmim nga të gjithë adhuruesit e Eurosongut.
Ndërkohë votimi për veshjen me të keqe në Eurosongun 2012 ka filluar dhe mbaron me 2 qershor në ora 23:59.

Në blogjet dhe forumet e Eurovizionit flitet së Shqipëria dhe Holanda janë pretendente për të marrë këtë 'çmim' jo aq të dashur.  Këngëtarja e Holandës kishte veshje indiane në skenë, ndërsa këngëtarja jonë Rona Nishliu kishte të veshur një fustan të krijuar nga kreatorja shqiptare Flutura Dedinja. Meqense fustani i Ronës ishte shumë i veçantë dhe i fuqishëm që përshtatej me zërin e fuqishëm të Ronës, nuk është pëlqyer shumë nga evropianët. E vetmja arsye për mospëlqimin e fustanit mund të jetë ajo që fustani i Ronës ishte i unik dhe nuk i kishte ato 'glitter and  glamour' që pëlqehen shumë në këtë festival.

Edhe pse nuk ka ndonjë 'vlerë' të veçantë ky çmim, shqiptarët mund të shpëtojnë Ronën nga ky  'çmim', duke votuar për shtetet  tjera, si p.sh Holandën. :)

Adresa ku mund të votohet
:http://www.eurovisionhouse.nl/bdaward2.php 

No comments:

Post a Comment