Mirë se vini në faqen Eurosong Shqipëria. Portali Eurosong Shqipëria është një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe rreth Fesivalit të Këngës në RTSH, Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest), dhe gjithë shqiptarëve që ëndërrojnë Eurovizionin. Faleminderit për vizitën e juaj dhe qëndroni me ne! Eurosong Shqipëria.
Saturday, May 26, 2012
Sonte finalja e madhe Eurosongut, Rona kendon e treta
Sonte, në ora 21.00 fillon nata e madhe finale e festivalit muzikor evropian," Eurovision Song Contest 2012" që mbahet këtë vit në Baku të Azerbajxhanit.
Shqipëria do të përfaqësohet nga artistja Rona Nishliu me këngën 'Suus', e cila arriti të kualifikohej nga gjysmë finalja e parë.
26 shtete do të konkurojnë sonte për çmimin e parë të këtij festivali shumë të ndjekur, 20 prej tyre i kanë kaluar gjysmë finalet për të arrituar deri këtu si dhe gjashtë shtete tjera të cilat janë automatikisht të kualifikuara për finale.
Rona do t'i përfaqëson ngjyrat kuq e zi e 3-ta në radhë sipas shortit.
Kënga shqiptare 'Suus' dhe artistja Rona Nishliu mund të mbështen duke votuar me kodin 03. Numrat ku mund t'i dërgoni mesazhet apo thirrjet telefonike i gjeni në kanalet shtetërore televizive të shteteve në listën më lartë si dhe nga gjithë shtetet tjera pjesëmarrëse që nuk kanë arritur të kualifikohen për natën finale.
Suksese Rona, të gjithë shqiptarët jemi me ty sonte!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment