Radio Televizioni Shqiptarë, RTSH, ka organizuar këtë vit për herë të parë një festival të ri muzikor të quajtur 'Hit Fest'.
'Hit Fest', është produksioni më i ri në tregun muzikor, që u jep mundësi shumë të rinjve për t’u paraqitur përpara publikut “live”, në një garë të bukur që ka shtegëtuar në Pogradec, sot me 23 korrik në Velipojë (plazhi Vilu) dhe do të shtegtojë pastaj edhe në Tiranë. Festivali tashmë ka nisur, ndërsa për publikun do të transmetohet në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar (RTSH) gjatë muajit gusht. E veçanta e këtij festivali është se anëtaret e jurisë që janë: Kejsi Tola, Olta Boka, Juliana Pasha, Anjeza Shahini, Aurela Gaçe dhe Rona Nishliu, do të jenë njëkohësisht prezantueset e netëve, ndërsa janë ndarë në çifte.
Në ditën e sotme në Velipojë Aurela dhe Juliana do të jenë drejtueset e kësaj pjese të këtij festivali. Ato do të kenë rastin të performojnë edhe këngët e tyre më të reja.

No comments:
Post a Comment