Këngëtarja Rona Nishliu ka performuar sot, duke përfaqësuar
Shqipërinë, në natën e fundit të festivalit ndërkombetar "Netët e bardha të Shën
Petersburgut.
Në këtë festival kanë garuar 17 shtete mes te cilëve Shqipëria, Peruja, Irlanda, Shba, Anglia, San Marino, Spanja, Turqia, Venezuela, Rusia, Kolumbia, Franca, Portugalia, Italia, India, Suedia dhe Karaibe.
Në këtë festival kanë garuar 17 shtete mes te cilëve Shqipëria, Peruja, Irlanda, Shba, Anglia, San Marino, Spanja, Turqia, Venezuela, Rusia, Kolumbia, Franca, Portugalia, Italia, India, Suedia dhe Karaibe.
Këngëtarët e çdo shteti kanë garuar gjatë 3 netëve , 6-7-8 korrik, ku cdo
natë, një juri profesioniste e dominuar nga emra të muzikës botërore ka
vlerësuar performancat e këngëtarëve.
Këngetarja shqiptare Rona Nishliu ka kënduar këngën Suus në natën e parë duke u shpallur edhe fituesja e kësaj nate. Në natën e dytë Rona ka performuar këngën Nutural Women, kënduar nga Aretha Franklin.
Ndërsa, sonte në natën e fundit ku janë ndarë çmimet, Rona performoi përsëri këngën Suus dhe rrëmbeu çmimin e dytë në këtij festivali të madh. Zëri i Ronës u vlerësua që nga nata e parë si zëri më profesional i edicionit të 20-të të festivalit "Netët e bardha të Shën
Petersburgut". Antari i jurisë profesionale, artisti Turbo B i cili i ndau Ronës çmimin e dytë, bëri një përulje para këngëtares kosovare dhe vlerësoi jashtëzakonisht talentin e Ronës dhe duke e quajtuar Ronën një yll që po rritet.
çmimin 'grand prix' të këtij festivali që kishte si shpërblim 35 mijë euro, e fitoi këngëtari italian Gianni Fiorellino.
No comments:
Post a Comment