Saturday, July 21, 2012

Rona Nishliu në koncertin Tirana Jazz




Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu e cila përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në festivalin evropian Eurovision Song Contest 2012, ka qenë e ftuar në koncertin Tirana Jazz & World Music festival në Tiranë.

Është mbyllur edicioni i parë i festivalit internacional Tirana Jazz & World Music.
Ideimi dhe realizimi i këtij festivali ishte nga Boom Boom Radio, z. Besim Petrela  dhe shoqata kulturore “Syri Blu”.
Festivali u mbështet financiarisht nga Bashkia Tiranës, Kompania Belleair, Hotel
Rogner Europapark si dhe ambasadat e akredituara ne Tiranë pjesëmarrëse në festival
me grupe te muzikës Jazz si: Austria, Cekia, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia, Zvicra,
Kosova.
Ky festival u zhvillua gjatë katër netëve, nga 18 korriku deri me 21 korrik, në Tiranë dhe qytete tjera të Shqipërisë.

Grupet muzikore pjesmarrëse në “Tirana Jazz & World Music Festival 2012” ishin:

Në këtë festival ishte prezent edhe këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu e cila nuk është e njohur vetëm për intrepretimin e saj dhe vokalin e fuqishim, por ajo  njihet edhe si një këngëtare që eksperimenton me muzikën e rrymës jazz.

No comments:

Post a Comment