Wednesday, October 10, 2012

Kënga më e bukur shqiptare e verës 2012 (Voto)




Vera e vitit 2012 na sjelli mjaftë këngë të bukura. Shumica e këngëtarëve shqiptarë erdhi me këngë ritmike verore por nuk munguan as baladat e pop rokut dhe as këngët me motive shqiptare. Këngët ishin të shoqëruara me videoklipe të bukura dhe me performanca energjike. Shumë prej këngëtarëve vazhdojnë të vijnë  çdo verë me rrymën e popullarizuar muzikore pop dance, siç janë Dafina Zeqiri, Samanta Karavella, Tuna, etj. Kësaj rryme nuk i mungoi këtë vit edhe Rosela Gjylbegu e cila debutoi fuqishëm këtë verë me një këngë të tillë. Nuk munguan as bashkëpunimet e shumta në verën e vitit 2012. Një prej tyre është bashkëpunimi i suksesshëm Ermali feat Gena. Sidrit Bejleri pasi e prezentoi këngën e tij 'Më beso' në duet me Kamela Islamaj, ai vendosi ta shoqëroj këtë këngë edhe me një videoklip, por kësaj here me Juliana Pashën. Këngëtarja energjike Genta Ismaili vazhdon ti qëndron besnike bashkëpunimeve. 'Ole ole' ishte kënga e saj për këtë verë në bashkëpunim me DJ B & Real 1.
Këtë vit u rikthye fuqishëm edhe Adelina Ismaili me një këngë verore të kompozuar nga Ardit Gjebrea. 'Da da da' quhet kënga e ëmbël Xhensilës të cilën ajo i dhuroi publikut këtë verë. Elvana Gjata e cila në vitet e fundit i publikonte dy këngë gjatë verës, ajo këtë vit i mungoi verës 2012. Vera 2012 mund të quhet vera e Aurela Gaçes. Ajo perveç që publikoi albumin e saj të ri, realizoi edhe dy videoklipe të suksesshme, të këngës 'Boom Boom Boom' dhe 'Ja ke nge', ndërsa se shpejti ajo do të publikon edhe videoklipin e këngës 'Shpirti i shpirtit tim.

Shpresojmë të iu pëlqen zgjidhja e jonë për 10 këngët më të bukura

Jeni të ftuar të gjithë të votoni në sondazhin 'Kënga me e bukur verore 2012'.

3 comments:

  1. Adelina Ismaili -Diva e dogji kete vere..Go go Diva you are the best

    ReplyDelete
  2. adelina kishte kengen me te bukur kete vere
    ajooo gjithmone ben hitee ♥♥

    ReplyDelete
  3. Adelina - Rosela - Dafina NR.1 kte SUMMER.kenge shum hite kan bere.

    ReplyDelete