Monday, October 29, 2012

Rona Nishliu pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës 51?






Sipas disa burimeve Rona Nishliu, fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës do të jetë pjesëmarrëse edhe këtë vit në të njejtin festival, në edicionin e 51-të të Festivali të Këngës në RTSH. Vetëm disa javë më parë Rona ishte në Berlin të Gjermanisë për të regjistruar këngën e saj më të re.
Gjatë 10 viteve të fundit vetëm Kejsi Tola është paraqitur në festivalin e radhës pasi ajo fitoi Festivalin e Këngës në vitin 2008, mirëpo në vitin 2009 balada 'Ndonjëherë' i sjelli më pak sukses Kejsit dhe ajo u rendit në vendin e 15-të në natën finale.  Nuk do të thotë se është e pamundur të fitohet çmimi i parë dy vite me radhë. Këtë gjë e kanë realizuar disa këngëtarë në historinë e gjatë të festivalit. Elsa Lila në moshë shumë të re arriti të fitoj Festivalin e Këngës në vitin 1996 dhe 1997. Manjola Nallbani, Alida Hisku dhe legjendarja Vaçe Zela janë artistet tjera që kanë rrëmbyer çmimet e para gjatë dy viteve radhazi. Rona Nishliu mund të jetë artisja e radhës që mund të lenë gjurmë në shekullin e fundit të Festivalit të Këngës apo ajo ndoshta synon të sjellë Eurovizionin në Shqipëri. Në Festivalin e Këngës se lehtë shqiptare është përsëritur suksesi vite me radhë por në Eurovision nuk është përsëritur asnjëherë suksesi, përkundrazi rezultatet kanë qenë gjithmonë zgjënjyese. Asgjë nuk është zyrtarisht e konfirmuar deri tani, por në garën e fortë të festivalit muzikor do të marrin pjesë edhe fitues te viteve tjera, emrat e të cilëve do t'i zbulojmë gjatë ditëve në vijim.

2 comments:

  1. Shpresoj se do marre pjese Rona dhe kte vit! Por mos harroje Kejsi Tolen, mori pjese ne festivalin e 2009-en, pas fitimit ne edicionin e 2008-es

    ReplyDelete
    Replies
    1. shume e vertete qe Kejsi u paraqit edhe ne festivalin ne vitin 2009

      Delete