Thursday, November 29, 2012

Nënçmohen këngëtarët në festivalin e pavarësisë, reagon Flori dhe Anjeza




 Foto: Argjentina Ramosajj dhe Besa Kokëdhima gjatë festivalit, 28/11/2012
Përveç aktiviteve të shumta të organizuara për rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë, në qendrën e kryeqytetit u mbajt edhe një koncert me këngëtarë të muzikës moderne.  Ky koncert ishte përgatitur vetëm për të ftuaren speciale, yllin Rita Ora e cila ka shfaqur një performancë të jashtëzakonshme për bashkëatdhetarët e saj. Artistët e skënës muzikore shqiptare u konsideruan si këngëtarë të ‘dorës së dytë’, pasi atyre nuk iu janë afruar kushte standarte që të performojnë live në këtë koncert madhështor. Shumica prej tyre kënduan ‘plyback’, ndërsa vetëm disa prej tyre  tentuan të këndojnë live. Nuk përfundoi me kaq, gjatë performancës së Besa Kokëdhimës kishte ndërpreje të herë pas herëshme të këngës duke iu drejtuar ardhjes së Rita Orës. Për këngëtarën Argjentina Ramosaj ndodhi edhe më keq. Ajo ishte ftuar për të dytën herë në skenë për të kënduar një këngë, mbase për të mos e lënë skënën të zbrazët për një kohë, në pritje të ardhjes së Ritës. Ky rikthim i Argjentinës në skënë nuk ishte i suksesshëm, pasi asaj iu ndal kënga në gjysmë dhe u dëbua nga skena. Kjo ndodhi në momentin kur Rita Ora e shoqëruar nga kryeministri Sali Berisha ishin duke ardhur drejt skenës.
Nuk kanë munguar reagimet e këngëtarëve  rreth këtij organizimi që ishte bërë për 100 vjetorin e pavarësisë.
Këngëtarja Anjeza Shahini (Eurosong 2004) ka reaguar ne profilin e saj në facebook:
Ishte kenaqesi te kendoje ne shesh per festen e Pavaresise sonte,por me habit se si pretendojne disa njerez te kendohet live,kur dihet qe koncerti nuk organizohet nga kengetaret.Skena te dashur miq ishte pergatitur vecanerisht per te ftuaren speciale Rita Ora sot,ndersa te gjithe artistet e tjere qe kane nje jete qe kendojne ndonese ne kushte mizerabel per Shqiperine,i kane dhene provat e tyre.

Edhe kantautori i mirënjohur Flori Mumajesi ka reaguar menjëherë pas incidentit  me këngtarën Ramosaj: ‘F**k dhe turp për ata servila që ndërpresin një performancë. Turp turp turp!’

Ky koncert i ogranizuar për 100-vjetorin e shtetit shqiptarë do të shenojë histori në muzikën shqiptare. E para është për sjelljen e yllit shqiptarë me famë botërore në kryeqytetin shqiptarë dhe për organizimin e dobët ku u nënvlerësuan këngëtarët e estradës shqiptare.


 Rita Ora, 28/11/2012 Tirana

No comments:

Post a Comment