Saturday, February 25, 2012

Juliana Pasha e freskët

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Juliana Pasha ka realizuar ditëve të fundit disa fotografi të reja artistike.

Juliana Pasha, një ndër zërat më të fuqishëm në muzikën shqiptare ka përfaqësuar shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2010 më këngën 'It's all about you'. Kjo këngë ritmike dhe paraqitja profesionale e Julianës, sjellën si rezultat që shteti shqiptarë të kualifikohet shumë lehtë për natën e madhe finale të festivalit muzikor evropian.
Nga shumë media të Eurovizionit, kënga 'It's all about you' konsiderohet si kënga më e mirë përfaqësuese që ka dërguar Shqipëria në Eurovision Song Contest.

Për momentin, Juliana është pjesë e spektaklit muzikor 'X factor Albania', ku trajnon grupin kategoria e vajzave.
Përveç këtij aktiviteti të rëndësishëm në industrinë muzikore shqiptare, Juliana ka publikuar këtyre ditëve në facebook-un e saj zyrtar disa fotografi profesionale. Në këto fotografi këngëtarja nga Burreli shfaqet me një pamje shumë të freskët. Poashtu, pamja fizike e Julianës duket më mirë se kurrë.




No comments:

Post a Comment