Saturday, February 25, 2012

Frederik Ndoci, "Eurosong-u është festival i gay-ve"


Këngëtari veteran shqiptarë Frederik Ndoci vazhdon të mbështet konkluzionin e tij rreth festivalit muzikor Eurovision Song Contest.

Nuk dyshohet aspak për faktin që Frederik Ndoci është një ndër zërat më të bukur në historin e muzikës shqiptare. Frederiku ka një karierë të gjatë muzikore dhe shumë të pasur. Ai i ka 7 albume muzikore të realizuara, mbi 240 këngë në gjuhë të ndryshme botërore, nominime në kategori të ndryshme në Grammy Awards, çmime të mëdha në festivalet muzikore shqiptare, etj.
Në vitin 2006 këngëtari shkodran u rikthye në skenën e muzikës shqiptare pas shumë vitesh. Me këngën ‘Balada e gurit’ në duet me ish-bashkshortën e tij Aida Ndoci, Frederiku arriti të rrëmbejë çmimin e parë në festivalin e këngës në RTSH. Kjo fitore i sjelli këngëtarit edhe një bilët për në Helsinki që të përfaqëson shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2007. ‘Balada e gurit’ u transformua në gjuhën angleze dhe morri titullin ‘Hear my plea’.  Kjo baladë dramatike me ngyra të melosit të bukur shqiptarë nuk pati fat të kualifikohet për finalen e madhe. Kjo këngë renditet edhe në vendin e fundit me më pak pikë nga 8 këngët shqiptare që përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision Song Contest.

Ndoshta rezultati i hidhur i këngëtarit të shkëlqyeshm shqiptarë në Eurovision e shtyri Frederikun të reagojë shumë ashpër ndaj festivalit evropian Eurovision Song Contest.
Menjëhërë pas dështimit të tij në Eurovision, Frederiku ka thënë për mediat shqiptare: ‘Eurovision është një festival i organizuar nga komuniteti gay dhe në ketë festival vetëm këngëtarët gay kanë sukses. Shqipëria duhet të dërgojë këngëtarë gay në këtë festival për të korrur sukses’.

Mirëpo edhe pas 6 viteve Frederik Ndoci vazhdon të pohon të njejtën gjë. Vetëm para pak ditëve në një intervistë me portalin Telegrafi, këngëtari ka thënë të njejtin prononcim.
Festivali Eurovision Song Contest fitohet vetëm nga këngëtarët gay dhe kjo gjë nuk ka se si të ndryshohet, pasi ky festival drejtohet dhe menaxhohet që 24 vjet nga gay-të, pohon Frederik për Telegrafin.




1 comment:

  1. Vertet ma zotni Shkodret!Asht teper banale ku n ket eveniment ne vitet e para te krijimit te saj kane dal kengetar teper famoze si SELINE DION,apo HELENE SEGARA....e keto te sotmit sa vetem fitojn ket trofe e mas nji vitit as nuk i njef kush...Qa me ba na myti europa me ligje GAY-sh.....

    ReplyDelete