Mirë se vini në faqen Eurosong Shqipëria. Portali Eurosong Shqipëria është një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe rreth Fesivalit të Këngës në RTSH, Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest), dhe gjithë shqiptarëve që ëndërrojnë Eurovizionin. Faleminderit për vizitën e juaj dhe qëndroni me ne! Eurosong Shqipëria.

Wednesday, February 29, 2012
Rita Ora përfaqëson Anglin në Eurovizion?
Rita Ora, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Prishtina po shijon suksesin e madh të fillimit të karierës së saj muzikore.
'Hot right now', kënga e ritmike e këngëtares shqiptare në bashkëpunim me DJ Fresh ka shkelur top listat muzikore në shumë shtete të Evropës.
Së fundmi Rita Ora ka realizuar këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Jay-Z, të cilën ajo pritet së shpejti ta publikon zyrtarisht edhe me videoklip.
Në vitin 2009 këngëtarja e cila vepron në Londër të Anglisë, tentoi të përfaqëson shtetin anglez në Eurovision Song Contest 2009. Pasi ajo i kaloi audicionet e para pa problem në programin përzgjedhës të drejtuar nga Andrew Lloyd, "Eurovision: Your Country Needs You"!, Rita u tërheq nga gara pasi ajo nuk e ndjente vetën se ishte gati për një përgjegjësi dhe ajo bëri një përgaditje për të filluar fuqishëm karierën muzikore.
Meqënse Mbretëria e Bashkuar ende nuk e ka përzgjedhur artistin i cili do të përfaqëson shtetin anglez në Eurovision 2012, gazeta angleze The Sun raporton së Rita Ora mund të jetë një kandidate e fshehur për të përfaqësuar Anglin në Eurovision.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment