Saturday, May 19, 2012

Kolegët mbështesin Rona Nishliun në Eurosong




Këngëtarë, kompozitorë e figuara tjera të showbizit shqiptarë janë duke e mbështetur masivisht kolegën e tyre, përfaqësuesen shqiptare në Eurosong 2012, Rona Nishliu. Nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe mediave tjera ata kanë shprehur mbështetjen morale ndaj Ronës si dhe duke i dëshiruar suksese në festivalin evropian 'Eurovision Song Contest' 2012 në Baku.  Ata janë të shumtë, por ne mund të përmendim disa emra prej tyre siç janë Rosela Gjylbegu, Olta Boka, Linda Halimi, Aurela Gaçe, Rrezarta Shkurta, Hersiana Matmuja, Eriona Rushiti, Era Rusi, Gentiana Ismajli e shumë të tjerë. Nga gjithë këta mund të veçojmë këngëtarën nga Kosova Linda Halimi e cila ka vendosur një video personale në Youtube në të cilën ajo këndon acapella një pjesë të këngës 'Suus'.

No comments:

Post a Comment