Saturday, May 19, 2012

Rona shëndrit në tapetin e kuq në Baku



Sot është bërë hapja zyrtare e klubit 'Euroclub' në Baku. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Eurosong-ut 2012 ishin prezent në këtë hapje soleme. Ky aktivitet zhvillohet çdo vit vetëm një javë para natës së madhe finale të Eurovizionit. Mbrëmja është zakonisht në llojë gala event ku shtetet mund të prezentohen edhe para mediave.
Këngëtarja jonë Rona Nishliu shkëlqeu si një diva e madhe në këtë event. Me një qantë dore në ngjyrë të kuqe dhe me flamurin shqiptarë në duar, Rona kishte të veshur një fustan të zi, punuar nga kreatorja Flutura Dedinja.

Fotografit zyrtare do të dalin së shpejti, por ne ndërkohë ju sjellim fotografit me lartë të cilat janë publikuar në rrjet.

No comments:

Post a Comment