Friday, May 11, 2012

Rona dhe ekipi i këngës ‘Suus’ nisen drejt Bakus.

Rona Nishliu & Rosela Gjylbegu

Rona Nshiliu dhe ekipi i këngës  shqiptare ‘Suus’ është nisur drejt Bakus, ku do të përfaqësojnë shtetin shqiptarë në eventin e madh muzikor ‘Eurovision Song Contest’ 2012.
Dje në orët e mbrëmjes, RTSH-ja ka organizuar një  mbrëmje ekskluzive për të përcjellur ekipin shqiptarë drejt udhëtimit të Bakus. Mbrëmja u zhvillua në ambientin e bukur të RTSH-së dhe kishte plot të ftuar të cilët erdhën për ta përshëndetur Rona Nishliun. Nuk munguan as kolegët e Ronës  dhe as adhuruesit e këngës ‘Suus’ të cilët erdhën për të përshendetur dhe dëshiruar sukses përfaqësuesës shqiptare në Eurovizion. Një prej tyre që ishte prezent në këtë mbrëmje, ishte edhe këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu e cila që nga fillimi e ka mbështetur Ronën dhe këngën e saj ‘Suus’. Rosela eshtë një prej këngëtareve të para shqiptare që ka përjetuar emocionet e Eurosongut. Në vitin 2004 kur Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në këtë garë muzikore, Rosela Gjylbegu ishte këngëtarja shoqëruese e Anjeza Shahinit në skenë.
Edhe përfaqësuesja shqiptare në vitin 2008, Olta Boka kishte ardhur në këtë takim për të mbëshetur Rona Nishliun.

Rona Nishliu,  Olta Boka (ESC Shqipëria 2008) 

Ndërkohë kanë mbetur vetëm 48 orë deri në momentin kur Rona Nishliu do të shkel për herë të parë skenën e madhe të Eurovizionit  ku ajo do të zhvillon provën e parë të këngës ‘Suus’.  Ndërsa me 22 maj Rona do të përformojë këngën e saj në gjysmë finalen e parë, e pesta në renditje.
                                   

No comments:

Post a Comment