Përfaqësuesja shqiptare Rona Nishliu, sapo ka zhvilluar provën e parë të këngës së saj 'Suus'.
Është shuar tani edhe kureshtja e madhe që ishte për paraqitjen e Ronës në skenë.
Nuk do të ketë valltarë dhe as elemente në skenë. Rona, performimi dhe zëri i saj i mrekullueshëm do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë 3 minutave. Në prapavijë kënga shqiptare ka një ndriçm të bukur me ngjyra kuq e zi. Ndriçimi skenik i përshtatet shumë këngës shqiptare.
Prova e parë e këngës shqiptare ishte e sukseshme. Reagimet e mediave të Eurovizionit kanë qenë shumë pozitive rreth interpretimit profesional të Rona Nishliut. Vokali i fuqishëm i Ronës është vlerësuar maksimalisht. Mediat e tilla parashikojnë këngën shqipare si këngë pretendente për të kaluar në finalen e madhe.
No comments:
Post a Comment