Sunday, May 13, 2012

Zbulohen kreatoret e veshjeve të Ronës.





Sot gjatë provës së parë të këngës 'Suus', këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu u shfaq me një veshje shumë interesante. I veçantë ishte edhe elementi  me disa domate që ajo mbante në kokë.
Eurosong Shqipëria ka zbuluar detajet e kësaj veshje. Kjo veshje është një krijim i kreatores së njohur shqiptare Venera Mustafa. Veshja e Ronës vjen nga koleksion i Veneres që mbante emrin 'Tomatopia'.  Duhet të vlerësohet Rona shumë në këtë rast kur ajo i mbështet kreatoret shqiptare edhe gjatë provave.
Ne mund të themi se veshja e Rona sot ishte e mrekullueshme dhe shumë e përshtatur me imazhin unik dhe shpirtin artistik të Ronës.

Gjithashtu ne kemi zbuluar edhe emrin e kreatores e cila është përkujdesur për fustanin të cilin Rona do ta vesh në prezentimin e saj në gjysmë finalen e parë. Ajo është kreatorja shqiptare nga Kosova,  Flutura Dedinja.

No comments:

Post a Comment