Friday, May 25, 2012

Rona Nishliu çon Shqipërinë në finalen e Eurosongut



Rona Nishliu me interpretimin e këngës “Suus” ka çuar Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Këngës, Eurovizion Song Contest 2012. Mbrëmjen e së martës, mbrëmje e gjysmëfinales së parë, kjo këngë, e pesta në radhë u duartrokit nga 23 mijë spektatorë që kanë ndjekur drejtpërdrejt spektaklin në sallën “Crystal Hall” në Baku të Azerbajxhanit. Përfaqësuesja e Shqipërisë, 26-vjeçarja nga Mitrovica e Kosovës, fituese e Festivalit të 50-të të Këngës në RTSH, doli vetëm në skenën ku dominonin dritat e kuqe. E veshur në fustan të zi me jakë të lartë, me një lloj pelerine blu të derdhur mbi të, ndërsa me një gërshet flokësh ka stiluar një gjerdan natyral mbi gjoks.
Performanca që shpalosi edhe këtë herë një rrëfim mjaft personal të tekstit, shkruar nga vetë Rona dhe muzikës së Florent Boshnjakut, u shoqërua dy herë me duartrokitje gjatë këngës. E më pas këngëtarja me vokal të maturuar potent, e ka lënë skenën me lot në sy.

Perveç Rona Nishliut që u kualifikua për finalen e madhe edhe 9 shtete tjera nga gjithësej 18 konkurent janë kualifikuar për natën finale që mbahet të shtunën me 26 maj.

No comments:

Post a Comment