Tuesday, May 22, 2012

Sonte gjysmë finalja e parë, të votojmë shtetin shqiptarë



Më në fund ka ardhur momenti më i rëndësishëm për këngëtaren shqiptare Rona Nishliu e cila do të këndon sonte për miliona shikues.
Sonte zhvillohet gjysmë finalja e parë e festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2012 në Baku të Azerbajxhanit. Shteti shqiptarë do të përfaqësohet në këtë gjysmë finale të Eurovizionit.
Këngëtarja kosovare Rona Nishliu e ka nderin të përfaqësojë popullin shqiptarë në këtë festival gjigand me këngën e saj të titulluar 'Suus.
Rona do të këndon e pesta në radhë sipas shortit. Shqiptarët mund të votojnë për këngën shqiptare  sonte vetëm nga shtetet konkurente të kësaj nate duke dërguar SMS me kodin 05.
Votohet edhe nga 3 shtete tjera që kanë të siguruar finalen e madhe.

Në Shqipëri nuk do të mundet të votohet për këngët e preferuara, pasi festivali nuk do të transmetohet live por i inxhizuar. Votat e Shqipërisë për shtetet tjera do të jenë 100%  nga juria profesionale.

Eurosong Shqipëria i uron Ronës sukses!


No comments:

Post a Comment