Mirë se vini në faqen Eurosong Shqipëria. Portali Eurosong Shqipëria është një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe rreth Fesivalit të Këngës në RTSH, Festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Contest), dhe gjithë shqiptarëve që ëndërrojnë Eurovizionin. Faleminderit për vizitën e juaj dhe qëndroni me ne! Eurosong Shqipëria.

Thursday, May 17, 2012
Rona Nishliu me kreatoren e preferuar të saj në Eurosong
Përfaqësuesja shqiptare në Eurovizion 2012, Rona Nishliu e cila e ka zhvilluar sot provën e dytë të këngës 'Suus', ka mbajtur akoma sekret veshjen të cilën ajo do të vesh në gjysmë finalën e parë të Eurovizionit me 22 maj.
Meqënse një pjesë e madhe e këngëtarëve pjesëmarrës në Eurosong 2012 i kanë zbuluar sot veshjet e tyre përfundimtare, Rona ka preferuar të pret për këtë gjë deri të hënën me 21 maj kur ajo do të ketë provën e tretë, me veshje zyrtare.
Ne kemi mësuar se për veshjen e Ronës është përkujdesur kreatorja shqiptare Flutura Dedinja. Kjo ka stiluar Ronën në momentet më të rëndësishme në karierën e saj, duke përfshirë edhe veshjen në videoklipin e këngës 'Suus'.
Fotografit më lartë janë të gjitha krijme të kreatores së mirënjohur shqiptare Flutura Dedinja. Përveç Ronës, Flutura ka bashkëpunuar edhe me emra tjërë të showbizit shqiptarë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Ju lumte, njerezite te ketille me jepin shprese dhe besim per nje ardhmeri te madhe te popullit shqipetare ne nivelet me te larta botrore. Te lumte Rona. Te Lumte Flutra. Ju pershendete Armend Lila
ReplyDelete