Saturday, November 10, 2012

Alban Skenderaj fitues i 'Kënga Magjike' 2012, Juliana Pasha në vend të tretë



Këngëtari i mirënjohur shqiptarë Alban Skenderaj fiton edicionin e 14-të të festivalit muzikor Kënga Magjike 2012.

Sapo ka përfunduar festivali Kënga Magjike i cili u zhvillua gjatë 3 netëve në Pallatin e Koncerteve në Tiranë. 20 këngë performuan në natën e madhe finale të cilat u vlerësuan me çmime të ndryshme.
Kejsi Tola (Eurosong 2009) me baladën e saj fitoi çmimin e sponsorit AMC dhe u rendit në vend të 11-të. Juliana Pasha (Eurosong 2010) e cila ishte favorite për të fituar çmimin e parë, fitoi çmimin e e tretë të këtij festivali. Përveç kësaj, Juliana u shpërblye edhe me çmimin e rëndësishëm 'Best vocal'. Në vend të dytë u rendit dueti Aleksander dhe Renis Gjoka, ndërsa çmimin e parë e rrëmbeu këngëtari Alban Skenderaj.



 
                                


No comments:

Post a Comment