Monday, November 26, 2012

Igzidora Gjeta arrin në Amsterdam


Igzidora Gjeta, vajza e cila do të përfaqëson shtetin shqiptarë në festivalin evropian për fëmijë, JESC, ka arrituar sot në Holandë. JESC (eurosongu për fëmijë) mbahet këtë të shtune, me 1 dhjetor në Amsterdam të Holandës. 'Kam një këngë vetëm për ju', quhet kënga e Igzidores me të cilën ajo do t'i përfaqësoj ngjyrat kuq e zi në këtë festival.
Igizidora duket të ketë kaluar një fluturim të mirë drejt Holandës dhe ajo shpreson t'i sjellë Shqipërisë një çmim si dhuratë për 100-vjetorin e shtetit.
Shikoni videon me poshtë se sa e shkathët është këngëtarja jonë simpatike.






Eurosong Shqipëria i uron Igzidorës suksese në këtë garë.

No comments:

Post a Comment