Wednesday, December 12, 2012

Ledina Celo rikthehet me një baladë (video)



Ledina Celo, këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë në festivalin evropian, Eurosong 2005 në Ukrainë, ka publikuar këngën e saj më të re.
'Më ndez' quhet kënga e saj të cilën ajo e ka shoqëruar me një videoklip të bukur. Kënga është një baladë e mrekullueshme e kompozuar nga kantautori Dren Abazi i cili e shoqëron këngëtaren edhe në videoklip,  ndërsa vargjet janë të thurura nga tekstshkruesi Olti Curri.
Ky është një rikthim i fuqishëm dhe i freskët i këngëtares Ledina Celo e cila jeton në Gjermani, pasi ajo viteve të fundit ishte e përkushtuar në muzikën dance.



No comments:

Post a Comment