Friday, December 21, 2012

Mbyllet nata e dytë e festivalit, përzgjedhen 9 finalistët



Përfundoi nata e dytë e festivalit të madh të këngës së lehtë shqiptare, Festival i 51-të në RTSH.

Në natën e dytë garuese u prezantuan 13 këngë të reja të interpretuara live nga këngëtarët tonë të njohur po edhe këngëtarë të rinj. Po aq këngë do të këndohen edhe në natën e dytë gjysmë finale, që më pas më datë 22 dhjetor në natën finale do të këndohen edhe një herë 18 këngët finalist dhe ajo më e mira do ta prezantojë Shqipërinë në Eurosong, që këtë vit mbahet në Suedi.

Nga 13 këngët pjesëmarrëse sonte u përzgjodhën vetëm 9 që kaluan për në natën finale dhe ato janë :

  1. Arjan Dredhasi – Fluturim i lirë
  2. Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko - Identitet
  3. Hersi Matmuja – Kush ta dha këtë emër
  4. LYNX – Si ty askush
  5. Entela Zhula – Dyert e parajsës
  6. Anjeza Shahini - Love
  7. Kelly – Ylli im polar
  8. Bojken Lako – Lot.. Jetë?  Dashuri
  9. Marsela Çibukaj – Mijëra netë
  10. Valon Shehu – Nuk do të ndal
  11. Ani Çuedari – Më ler një ëndërr
  12. Grupi Na – Sa larg
  13. Flaka Krelani - Labirint i zemrës

No comments:

Post a Comment