Friday, December 21, 2012

Sonte, nata e dytë e Festivalit të Këngës 51


Sonte, në ora 20.30 fillon nata e dytë e Festivali i 51-të i Këngës në RTSH. Nata e dytë premton shumë supriza. Përveç 13 këngëtarëve pjesëmarrës në skenë do të këndohen edhe disa këngë nga Festivali i 11-të. Ndër të ftuarit në këtë mbremje është edhe këngëtari Hari Mata Hari nga Bosnja & Hercegovina, këngëtari veteran që përfaqësoi shtetin e tij në  Eurosong të vitit 2006. Festivali do të prezentohet nga prezentuesit Floriana Garo dhe Enkel Demi.

13 këngëtarët do të garojnë sonte, në gjysmë finalen e dytë të festivalit. Vetem 9 prej tyre do të kualifikohen për natën e madhe finale që mbahet të shtunën.

  • Arjan Dredhasi – Fluturim i lirë
  • Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko - Identitet
  • Hersi Matmuja – Kush ta dha këtë emër
  • LYNX – Si ty askush
  • Entela Zhula – Dyert e parajsës
  • Anjeza Shahini - Love
  • Kelly – Ylli im polar
  • Bojken Lako – Lot.. Jetë?  Dashuri
  • Marsela Çibukaj – Mijëra netë
  • Valon Shehu – Nuk do të ndal
  • Ani Çuedari – Më ler një ëndërr
  • Grupi Na – Sa larg
  • Flaka Krelani - Tek ti në shpirt
Festivali mund te shikohet edhe përmes internetit ne webfaqen e festivalit.
http://www.festivali-rtsh.al/

No comments:

Post a Comment