Saturday, December 1, 2012

'Ndalohet' fustani i përfaqësuesës shqiptare në Junior Eurosong

Organizatorët e festivalit për fëmijë, 'Junior Eurosong' që mbahet me 1 dhjetor 2012 në Amsterdam të Holandës i kanë kërkuar delegacionit shqiptarë që të kërkojnë një veshje tjetër për përfaqësuesen shqiptare, Igzidora Gjeta.
Radio Televizioni Holandez Avro në konsultim me EBU-në kanë marrë këtë vendim pasi sipas tyre fustani të cilin Igzidora Gjeta kishte veshur gjatë provave dhe ishte supozuar të vishet në mbrëmjen e festivalit, ishte një fustan 'për të rritur' dhe jo për moshën e saj të re.
Pas një konsultimi në mes të oraganizatorëve të festivalit dhe të përgjegjësit të RTSH-së, Kleart Duraj, stilistet e transmetuesit publik të Holandës kanë filluar të kërkojnë një veshje tjetë për përfaqësuesen shqiptare Igzidora Gjeta.
Ky incident me përfaqësuesen shqiptare ka pushtuar gjitha mediat lokale në Holandë si edhe faqet e organizateve të Eurosongut.

Shqipëria merrë pjesë në këtë festival këtë vit për herë të parë. Igzidora Gjeta është përfaqësuesja e parë shqiptare në këtë festival. Ajo do të performon këngën 'Kam një këngë vetëm për ju'.

 Fustani që ishte planifikuar të vishet në festival



 


 Veshja përfundimtare e Igzidorës, pas interveminit të organizatorëve.



 

No comments:

Post a Comment