Saturday, December 1, 2012

Sonte finalja e festivalit evropian për fëmijë, Junior Eurosong 2012


Sonte
më 1 dhjetor 2012, në 12 shtete (në Australi më vonë) nga Amsterdami do të transmetohet live finalja e edicionit të 10-të të festivalit për fëmijë 'Junior Eurosong'. Spektakli fillon në orën 20.15 dhe të prezentohet nga Ewout Genemans dhe Kim-Lian van der Meij.

Në total janë 12 këngë që do të konkurojnë në këtë garë. Pas performimit të këngëve, publiku në shtëpi do të këtë mundësinë të votojë për këngët përfaqësuese. Rezultati përfundimtarë përbëhet nga 50% televotim nga publiku dhe 50% nga juria profesionale të cilët kanë votuar gjatë ushtrimeve.

Përderisa të mblidhen votat, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës do të këndojnë së bashku në skenë këngën ' We are the heroes'. Pastaj, këngëtari holandez, fituesi i festivalit evropian për fëmijë në vitin 2009, Ralf Mackenbach do të prezenton për herë të parë këngën e tij më të re të tiulluar 'This is our party'.
Gjithashtu,  në këtë festival do të këndohet edhe kolona zanore festivalit 'Break the Ice' nga prezentuesja Kim-Lian.

Për këngën shqiptare mund të votohet vetëm nga shtetet pjesëmarrëse në këtë festival.
RTSH-ja do të transmeton gjithë festivalin evropian për fëmijë. Komentatori shqiptarë i këtij spektakli do të jetë Andri Xhahu.


Shtetet konkuruese në Junior Eurosong, 1 dhjetor 2012:


01. Bjellorusi
02. Suedi
03. Azerbajxhan
04. Belgjikë
05. Rusia
06. Izrael
07. Shqipëri: Igzidora Gjeta - Kam një këngë vetëm për ju
08. Armenia
09. Ukrainë
10. Gjeorgji
11. Moldavi
12. Hollandë

No comments:

Post a Comment