Thursday, December 20, 2012

Sonte, nata e parë e Festivalit të Këngës 51


Sonte, në ora 20.45 ngre siparin Festivali i 51-të i Këngës në RTSH. Nata e parë premton shumë supriza. Përveç 13 këngëtarëve pjesëmarrës në skenë do të këndohen edhe disa këngë nga Festivali i 11-të. Ndër të ftuarit në këtë mbremje është edhe grupi muzikor nga Hungaria, Compact Disco, që përfaqësoi këtë vit Hungarinë në Eurosong. Festivali do të prezentohet nga prezentuesit Floriana Garo dhe Enkel Demi.

13 këngëtarët që do të garojnë sonte, në gjysmë finalen e parë të festivalit. Vetem 8 prej tyre do të kualifikohen për natën e madhe finale që mbahet të shtunën.
  • Selami Kolonja - Ku je? 
  • Rosela Gjylbegu - Dëshirë
  • Kejsi Tola - S’jemi më atje
  • Vesa Luma - S’jam perfekt
  • Elis Nova - Ajo
  • Kozma Dushi - Ëndërr mbete ti
  • Bon bon Band – Humbur
  • Dr.Flori & Fabi – Jam ti 
  • Merland Kademi – Këtu fillon parajsa 
  • Rezarta Smaja - Ti? 
  • Ardian Bujupi – I çmendur për ty 
  • Xheni & Enxhi Kumrija - Arti i një fundi 
  • Arjela Krasniqi – Më thuaj pse?
Festivali mund te shikohet edhe përmes internetit ne webfaqen e festivalit.
http://www.festivali-rtsh.al/

No comments:

Post a Comment