Wednesday, December 19, 2012

Zbulohet juria e Festivalit të Këngës 51 në RTSH


Ndërsa vetëm një ditë na ndan nga starti i edicionit të 51-të të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, zbulohet juria e festivalit. Kjo juri përbëhet nga 7 anëtarë, mes të cilëve tre të huaj dhe katër shqiptarë. Juria do të vendosë dy netët e para të festivalit në RTSH se cilët do të jenë të përzgjedhurit për natën finale. Tre anëtarët të huaj, ndërsa 4 anëtarët shqiptarë janë personalitete të muzikës, si dhe një botues i njohur.
Ideja për të sjellur të huaj në juri është 'tragjike' për festivalin kombëtar shqiptarë. Festivali i Këngës është festival muzikor nacional, ku në të cilin nuk lejohën autorët e huaj. Gjithashtu këta persona nuk janë ansnjëri prej tyre muzikantë apo kanë ndonjë provojë muzikore. Këta janë puntorë në televizionet nacionale në shtetet e tyre dhe janë
përfaqësues të delegacioneve të vendeve të tyre në Eurosong.
Anëtarët e jurisë
  1. Nicola Caligiore-Shef i delegacionit të RAI-t në Festivalin Europian të Këngës
  2. Joseph Mizzi- Shef i delegacionit të RTV të Maltës në Festivalin Europian të Këngës
  3. Szilva Puspok- Shefe e delegacionit të RTV hungarez në Festivalin Europian të Këngës
  4. Sokol Shupo – Profesor i Shkencave muzikore, studiues i muzikës dhe kompozitor. Aktualisht dekan i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve
  5. Justina Aliaj – Këngëtare dhe aktore, e goditur në Festivalin e 11-të të RTSH-së për performancën e saj.
  6. Zef Çoba- kompozitor
  7. Petrit Ymeri- botues

1 comment:

  1. Me duket shume e goditur qe Jane 3 te huaj dhe 4 shqiptare.Keta te huaj e vendosin me me objektivitet çmimin ndryshe nga cdo kishin bere shqiptaret,me miq e me shoke.4 anetaret shqiptare,perfekt dhe te pandikueshem per shkak te pozicionit qe kane pasur dhe kane gjithe keto vite,por vetem 4 mund te ishin se me shume do te qene kolege te kengetareve dhe bashkemoshatare qe nuk mund te japon asnje vendim objektiv.

    ReplyDelete