Sunday, January 29, 2012

"Suus", në shqip apo në anglisht? Rona Nishliu i ruan sekretet.




Pas shtetit zviceran, Shqipëria është shteti i dytë që ka përzgjedhur këngën përfaqësuese për Eurovision Song Contest 2012. Ndërkohë janë përzgjedhur edhe disa këngë tjera përfaqësuese, siq janë Danimarka, Qipro dhe Franca. Perveç këtyre, shumë shtete kanë bërë të njohur emrat e këngëtarëve siq janë Turqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja & Hercegovina.
Përfaqësuesja shqiptare Rona Nishliu ende nuk ka konfirmuar lajmin se në cilën gjuhë ajo do të përformojë këngën e saj në skenën e madhe Eurovizionit. Përveç përzgjedhjes së gjuhës, ekipi  përfaqësues shqiptarë nuk shpalosur asnjë detajë deri tani rreth versionit të ri të këngës. A do të vazhdon edhe Rona të ndjek tendencën e viteve të fundit, ku këngët shqipëtare u transformuan në 'anglisht' apo do të ruan këngëtarja kosovare identitetin e këngës dhe të këndojë shqip?


No comments:

Post a Comment