Thursday, February 2, 2012

Rona Nishliu ndjek ‘suksesin’ e Aurela Gaçes?



Ka kaluar një vit kur këngëtarja labe udhëtoi drejt Los Angeles për të përpunuar këngën ‘Kënga ime’ me të cilën ajo vetëm disa muaj më vonë duhej të përfaqësonte shqiptarët në festivalin evropian Eurovision Song Contest 2011. Tani, një vit më vonë edhe këngëtarja Rona Nishliu morri këtë udhëtim të gjatë.
Aurela Gaçe, mysafire FiK 2011

 ‘Kënga ime’ një baladë e fuqishme me ngjyra të bukura te folkut shqipëtarë, i sjelli këngëtares legjendare, Aurela Gaçes, çmimin e parë të festivalit nacional të këngës Festivali i 49-të i Këngës në RTSH. Përveç çmimit të madh, kjo këngë i siguroi Aurelës edhe biletën për në Eurosong që mbahej vitin e kaluar në Dusseldorf të Gjermanisë.
Vetëm disa javë pas festivalit, Aurela së bashku me autorët e këngës u nisën drejt Amerikës për të përpunuar këngën në studiot prestigjioze amerikane. Qëllimi i këtij udhëtimi të gjatë ishte për të realizuar një version sa më të bukur të këngës për Eurosong, mirëpo gjithë ky mundim i madh dhe shpenzimet e mëdhja nga RTSH-ja luajtën një rol negativ në rezultatin e Aurela Gaçes në Eurosong. ‘Kënga ime’ ishte një këngë interesante me melosin e bukur shqiptarë, por mjerisht kjo këngë u transformua në një këngë rok dhe iu shkëputën gati të gjitha ngjyrat e bukura të folkut. Nuk ishte i vetmi gabim që u bë në studiot me renome botërore. Kënga gjithashtu u përkthye në anglisht, një gjë që zbehu edhe më shumë këngën. Zëri i fuqishëm ekzotik i labes nuk shkonte aspak me anglishten që kishte kënga. Pastaj, studiot ku punonin muzikantët që kanë luajtur veglat e këngëve të Michael Jackson, Lady Gaga,..etj nuk kishin dëgjuar aspak se ç’farë preferohejë më shumë në Eurosong e të lemë që ata kishin njohuri për rregullat e festivalit që kënga nuk guxonte të ketë më shumë se 3min. Versioni i ri i punuar në studiot botërore doli më gjatë se 3min, një gjë që e detyroi ekipin shqipëtarë në momentin e fundit të shkëpusë intron e këngës, pjesën më të bukur të këngës.
Nuk do të thotë se nese kënga incizohet në shtete tjera do të këtë më shumë sukses, por përkundërazi, dhe simdos përtej oqeanit ku njërzit nuk kanë dëgjuar as fjalën Eurosong.
Në momentin kur do të paraqitet kënga në skenën e Eurosongut, askujt nuk i intereson se ku është incizuar kënga. Publiku evropian është i etur për ritëm, balada të fuqishme, përformancë dhe spektakël.

Shqipëria ka dërguar pothuaj çdo vit këngëtarë me vokale të fuqishme. Po edhe disa këngë përfaqësuese kanë qenë mjaft të bukura. E vetmja gjë që gjithmonë i ka munguar performancave shqiptare në Eurosong, ka qenë spektakli.
Ndoshta do të jetë më mirë në të ardhmën që ekipi përfaqësues të fokusohet më shumë në një show tërheqës dhe ndonjë promovim më të madh të këngëve, se sa të bëjë udhëtime të gjata vetëm për incizim.  A thua nuk ka studio muzikore në Shqipëri? Nga dalin çdo vit gjithë ato këngë të përpunuara mjeshtërisht nga ana e tingullit?

Do të ishte e pa kuptuar që kryevpra  “Suus” me të cilën këngëtarja kosovare Rona Nishliu do t’i përfaqëson shqipëtarët në Eurosong, të transformohet në anglisht dhe të ‘pjekët’ në shpejtësi në studiot amerikane.
   
Rona Nishliu, Festivali i Këngës 2011

No comments:

Post a Comment