Monday, February 6, 2012

"Suus" në përfundim të përpunimit

Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu gjendet që disa ditë në Los Angjelos ku është duke përpunuar versionin final të këngës me të cilën ajo do të përfaqëson shtetin shqiptarë në Eurovision Song Contest 2012.

Nëpermjet rrejtit social Facebook, Rona ka pohuar sa ajo është duke kaluar një kohë jashtëzakonisht të mirë në studiot amerikane dhe se ajo ndihet shumë e kënaqur për bashkëpunimin në mes të ekipit shqiptarë edhe dhe muzikantëve të njohur amerikan. Njëkohësisht Rona i ka falenderuar të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë provojë të paharruar të saj.

Realizimi i këngës "Suss' është tani në fazën përfundimtare.  Për momentin kënga është duke u miksuar në studion me famë botërore Capital Records.

Eurosong Shqipëria iu prezenton disa foto ekskluzive nga studio Capital Records


Rona Nishliu dhe producentet e këngës. Nga majtas, Shpëtim Saraçi, Florent Boshnjaku dhe Aldo Shllaku







Studio muzikore Capital Records

No comments:

Post a Comment