Saturday, March 3, 2012

Anjeza Shahini me videoklip të ri



Ishte vetëm 16-vjeçare kur këngëtarja e re, Anjeza Shahini morri mbi supe një detyrë shumë të rëndësishme por kulturën e shtetit shqiptarë.
Në vitin 2004 Shqipëria debutoi në festivalin evropian të këngës Eurovision Song Contest që mbahej atë vit në Turqi.
Pasi fitoi Anjeza Shahini Festivalin e Këngës në RTSH, ajo fitoi edhe biletën për në Eurovision, ku ajo do të ishte përfaqësuesja e parë shqiptare në këtë eveniment. Kënga ‘Imazhi yt’ me të cilën ajo e fitoi Festivalin e Këngës u përkthye në anglisht ku morri titullin ‘Image of you’.
Me një paraqitje të mrekullueshme Anjeza arriti të kualifikoj për në natën e madhe finale të Eurovizionit. E veshur në fustan kuq e zi, me një zë plot ngjyrash, Anjeza dhe back vokalistat e saj shkëlqyen përsëri në natën finale dhë arritën të futen në top 10-shin e këngëve më të mira në këtë festival. Njëherit, ky është edhe rezultati më i mirë i Shqipërisë në këtë festival që nga viti 2004 e deri tani.
Këtyre ditëve Anjeza ka pulikuar videoklin e saj të ri të këngës ‘Të desha shumë’. Muzika është një kompozim nga E. Shani, ndërsa për vargjet e këngës është përkujdesur motra e Anjezës B. Stritzke. Produksioni është nga mjeshtri i madhë i muzikës shqiptare Shpëtim Saraçi.


No comments:

Post a Comment