Monday, March 5, 2012

Fillon festivali muzikor “Top Fest 9”


Sapo ka nisur edicioni i 9-të i festivalit muzikor ‘Top Fest’ në ekranet e kanalit televiziv “Top Channel”.

Qindra artist kanë dërguar këngët e tyre në këtë festival të muzikës moderne, por vetëm 120 artistë prejt tyre kanë patur fatin të kualifikohen. Të gjithë këta do të kenë mundësin t’i prezentojnë këngët e tyre në javët e ardhshme.
Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e këngëtarëve ‘BIG’ që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Një prej tyre është edhe Kejsi Tola e cila përfaqësoi shtetin shqiptarë në Eurovizion 2009 në Moskë më këngën ritmike ‘Carry me in your dreams’. Emra tjerë të njohur në botën e Eurosongut janë edhe këngëtaret Adrian Gaxha (Eurosong Maqedonia 2008), Xhensila Myrtezaj (FiK 50), Xhejsi Jorgaqi (FiK 49) e shumë të tjerë.

Faza e pare prezentuese do të zgjatë tetë javë, ndërsa në fazën e dytë do të këndojnë vëtëm artistët që kualifikohen nga faza e parë. Kjo fazë do të zgjatë tre javë dhe të gjithë interpretimet e kësaj faze do të jenë ‘live’.

Nata finale, ështe faza përfundimtare e cila do të mbahet me 3 qershor në Pallatin e Kongreseve.

Edicioni i kaluar i festivalit 'Top Fest' u fitua nga këngëtarja Elvana Gjata me këngën ‘Me ty’.

Performanca nga Xhejsi Jorgaqi
http://www.youtube.com/watch?v=C5To6zgTM_w

No comments:

Post a Comment