Festivali muzikor 'Kënga Magjike 2012' ka mbyllur me sukses fazën e tij të parë. Edicioni i 13-të i këtij festivali shumë të rëndësishëm në industrinë muzikore shqiptare ka sjellur këtë vit plot këngë të mrekullueshme, muzikë dhe vargje kuptimplota. Të gjitha këngët janë prezentuar për publikun dhe ndërkohë janë përcakutar edhe këngëtarët të cilët do të vazhdojnë garën në netet gjysmë finale të cilat mbahen me 8 dhe 9 nëntor 2012. Nata e madhe finale ku do të ndahen edhe çmimet mbahet me 10 dhjetor.
Këto janë 15 këngët më të bukura sipas stafit të Eurosong Shqipëria. Rënditja e këngëve është bërë duke filluar nga java e parë e prezentimit. Si çdo vit gara është shumë fortë, çka do të thotë se disa këngë të bukura kanë mbetur jashtë top 15-shës sonë. Ky klasifikim është vetëm sipas shijës sonë duke mos favorizuar apo përshjatuar ndonjë artist.
Ju mund të lexoni edhe nga një përshkrim të shkurt rreth artistit/këngës.
- ADELINA EMINI - NE PERVJETOR
Adelina është befasia ballkanike e këtij festivali. ELI FARA & GRUPI MANGAVATU
Eli Fara, gjithmonë besnike në stilin e saj. Bashkëpunimi me grupin është shumë i gjetur.XHENSILA MYRTEZAI - ME TY JAM
Gjithnjë e ëmbël Xhensila, edhe kënga saj është një ëmbëlsirë në këtë festival.ROZANA RADI - TI S'KE ZEMER
Rozana çdo vit në Këngën Magjike me këngë me mesazhe të thella kuptimplota.ADRIAN GAXHA & FLORIANI - NGJYRA E KUQE
Sa i përket këngëve komerciale kemi zgjedhur këtë bashkëpunim, për arsye se Floriani ka një zë mjaft tërheqës.ELIZA HOXHA - MBETEM
Eliza shfaqet gjithnjë e sofistikuar dhe e kompletuar.HERSI - ANIMON
E vetmja këngë ritmike në garë e kompletuar edhe me vokalin e duhur.REZARTA SHKURTA - ME FAL
Rezarta vjen çdo vit shumë e përgaditur artistikisht në të gjitha anët.GRETA KOÇI - ME SHEH NGA LART
Greta është shpërthyse në çdo këngë, në çdo skenë...JULIANA PASHA - DIAMANT
Ashtu siq është kënga e saj diamant edhe Juliana është diamanti i skenës së muzikës shqiptare.
KRISTO - FRYMA QE MARR
Kristo të lenë pa frymë kur degjon zërin e tij që përcjellë këngën e tij të bukur.ALBAN SKENDERAJ - REFUZOJ
Nga femrat Juliana është diamant, ndërsa tek meshkujt e kemi Albanin diamant me këngën e tij.KEJSI TOLA - PERENDESHE E FANTAZISE
Kënga e Julianës dhe Albanit janë diamant, ndërsa kënga e Kejsit është një perlë.GERTA MAHMUTAJ - PERGJITHMONE ATA
Gerta me këngën e saj është magjia e festivalit 'Kënga Magjike 2012'.ERA RUSI -6 MARSI
Nëse dëshironi të degjoni një këngë të bukur dramatike në këtë edicion, atëherë degjoni këngën e Erës, madhështore.
Eurosong Shqipëria i uron suksese të gjithë këngëtarëve në 'Këngën Magjike 2012'
No comments:
Post a Comment