Qindra vota të cilat kanë ardhur nga anë e mbarë bota në sondazhin tonë të organizuar 'Kënga më e mirë e verës 2012', kanë përzgjedhur këngën 'Pafundësi' nga Rosela Gjylbegu si kënga më e bukur e verës 2012.
Rosela Gjylbegu grumbulloi më së shumti vota duke lënë mbrapa divat e muzikës komerciale. Adelina Ismaili më këngën 'Ku ma ke', ndjek Roselën në vendin e dytë. Në vend të tretë u vendos Genta Ismaili me këngën 'Ole Ole'. Në top 5 u rendit Dafina Zeqiri feat Ledri me këngën 'Tonight' dhe Samanta Karavella feat. Eri on me këngën 'All I need'.
Kënga 'Pafundësi' e cila ka rreth një milion shikime në Youtube, është një kompozim nga Keldi Bahiti me vargje të Zhakut. Është hera e parë që Rosela erdhi në skenën muzikore me një këngë të tillë, duke ditur se Rosela është një këngëtare e muzikës së mirëfilltë.
Rosela Gjylbegu do të jetë edhe pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në dhjetor të këtij viti.
Stafi i Eurosong Shqipëria i uron Roselës shumë suksese!
No comments:
Post a Comment