Sunday, December 9, 2012

Rosela Gjylbegu me një baladë dashurie në Festivalin e Këngës 51

                                                                Rosela Gjylbegu gjatë ushtrimeve me Orkestrën Simfonike

Këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu rikthehet  pas disa viteve në Festivalin e Këngës në RTSH. Për herë të parë Rosela u paraqit në këtë festival në vitin 2003 me një këngë kompozuar nga kompozitori Endri Sina. Balada e saj 'Hirushuja' i sjelli  suksese këngëtares që erdhi nga 'Ethet'. Me këtë baladë të bukur dhe me një performancë të mrekullueshme Rosela rrëmbeu çmimin e tretë të edicionit të 42-të Festivalit të Këngës në RTSH. Vetëm disa muaj më vonë Rosela u ngjit në skenën e Eurosong-ut që u mbajt në Turqi, jo si këngëtare soliste por si shoqëruese e përfaqësuesës së parë shqiptare në Eurosong, Anjeza Shahinit.

Rosela u paraqit edhe disa herë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe në vitin 2006 ajo arriti të përmirësoj rezulatin e korrur në vitin 2003. 'Pa ty, pa mua' ishte kënga e kompozuar nga Pirro Cako e cila e shpërbleu Roselen me çmimin e dytë në vitin 2006.
Këtë vit Rosela do të jetë përsëri pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës. Ajo do të konkuron me një baladë dashurie të cilën e kanë punuar dy autorë të rinj dhe të talentuar. Endrit Shani është kompozitori ndërsa për vargjet e këngës është përkujdesur autori Endrit Mumajesi. Të dy bashkpuntorët e Roseles janë autorë të brezit të ri, një brez që i mungon gjithnjë Festivalit të Këngës.
Rosela do të konkuron në natën e parë gjysmë finale të Festivalit të Kënges 51, me 20 dhjetor 2012 dhe do të paraqitet e dyta sipas radhës.

No comments:

Post a Comment