Sunday, December 9, 2012

Vesa Luma fillon përgatitjet për Festivalin e Këngës 51





Një ndër konkurentët në Festivalin e 51-të të Këngës në RTSH është edhe këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma. Vesa debutoi në këtë festival në vitin 2003 me këngën 'Flakaresha', në trio me këngëtaret Rona Nishliu dhe Teuta Kurti.  5 vite me vonë, Vesa, këngëtarja e popullarizuar  u rikthye përsëri në këtë garë me një këngë ritmike nga Florent Boshnjaku.
Përsëri pas 5 viteve më vonë, Vesa Luma  me të njejtin kompozitor vjen si kandidate në Festivalin e Këngës në RTSH.
'S'jam perfekt' me vargje nga Big Basta quhet kënga e Vesës me të cilën ajo do të konkuron në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH, një festival që përzgjedh edhe përfaqësuesin shqiptarë për në Eurosong.
Gjatë intervistave për mediat shqiptare Vesa ka thënë sa ajo do të parqitet në festival me kengën më të bukur në karierën e saj, me një këngë ritmike të rrymës muzikore dance.
Ndërkohë Orkestra Simfonike e RTSH-së ka filluar me ushtrimet e këngëve por edhe Vesa Luma ka filluar përgatitjet për paraqitjen e saj. Së fundmi ajo ka publikuar një foto me balerinin e njohur italian Simone Pigliacelli i cili është duke e përgatitur Vesën për një përformancë të bukur skenike.
Vesa do të konkuron në gjysmë finalen e parë të festivalit me 20 dhjetor 2012 dhe të paraqitet e 4-ta sipas radhës. Gjysmë finalja e dytë mbahet një ditë më vonë me 21 dhjetor, ndërsa finalja e madhe zhvillohet me 22 dhjetor 2012.


No comments:

Post a Comment